Numri i të vderkuve nga sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj Izraelit është rritur në të paktën tre, me 172 të tjerë të plagosur, shumica e të cilëve në gjendje të lehtë
Sulmet hakmarrëse me raketa të Iranit ndaj Izraelit kanë shkaktuar shkatërrime të gjera në zonën e qytetit Rishon LeZion në jug të Tel Avivit, raporton Anadolu.
Shumë ndërtesa banimi dhe automjete civile u dëmtuan rëndë si pasojë e sulmeve me raketa.
Sipas raporteve të mediave izraelite, numri i të vdekurve nga sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj Izraelit është rritur në të paktën tre, me 172 të tjerë të plagosur, shumica e të cilëve në gjendje të lehtë.
Channel 12 raportoi se rreth 300 izraelitë në Tel Avivin e Madh u evakuuan pasi shtëpitë e tyre u dëmtuan, ndërsa 100 izraelitë u evakuuan në bashkinë Ramat Gan pranë Tel Avivit.
Sipas të përditshmes Haaretz, raketat iraniane shkatërruan plotësisht nëntë ndërtesa dhe shkaktuan dëme në qindra apartamente dhe automjete në Ramat Gan.
Pamjet ajrore mbi Teheran gjithashtu treguan luftën e sistemeve të mbrojtjes ajrore kundër sulmeve të përsëritura izraelite.
Në orët e para të së premtes, forcat izraelite sulmuan Iranin, duke goditur objekte bërthamore dhe raketore dhe duke vrarë mbi 104 persona, përfshirë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë, si dhe duke plagosur rreth 380 të tjerë.
Sipas raportimeve, Irani u përgjigj me raketa balistike që shënjestruan disa zona në të gjithë Izraelin, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur rreth 172 të tjerë.