Momente të tensionuara në Lindjen e Mesme
Izraeli gjatë natës ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj shumë pikave ushtarake në Iran.
Pas më shumë se 300 sulmesh ajrore, Izraeli kishte njoftuar se do t’i ndalonte përkohësisht operacionet e tij.
Megjithatë, para pak çastesh ndodhi një zhvillim i ri: Izraeli goditi sërish Iranin, duke shënjestruar këtë herë Tabrizin.
Sulm ajror ndaj Tabrizit
Avionët luftarakë të ushtrisë izraelite, megjithëse kishin njoftuar përfundimin e operacioneve, janë ngritur sërish në ajër dhe kanë bombarduar Tabrizin, njërin nga qytetet më të mëdha të Iranit.
Sulmet e mëngjesit u përsëritën
Izraeli në orët e mëngjesit kishte kryer sulme ndaj kryeqytetit Teheran, sërish Tabrizit, kompleksit bërthamor Natanz në Isfahan, si dhe qyteteve Loristan dhe Kermanshah.