Sulmet ajrore izraelite godasin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan re të dendura tymi që ngriheshin në qiell pas sulmeve

Ushtria izraelite kreu sot sulme të shumta ajrore në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Khan Younis, raporton Anadolu.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan re të dendura tymi që ngriheshin në qiell pas sulmeve.

Izraeli po përballet me dënime në rritje për luftën e tij gjenocidale në Gaza, ku ka vrarë gati 61.600 palestinezë që nga tetori i vitit 2023.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij në enklavë.

Kategoritë
BotaLajme