Në sulmin e fundit rus ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit, janë shkatërruar zyrat e Delegacionit të Bashkimit Evropian, njoftoi ambasadorja e BE-së në Ukrainë, Katarina Mathernova.
“Ky është përgjigjja e vërtetë e Moskës ndaj përpjekjeve për paqe”, tha Mathernova.
Reagimet nga BE
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, konfirmoi se të gjithë anëtarët e stafit të delegacionit janë të sigurt.
“Rusia duhet menjëherë të ndalojë sulmet e saj pa dallim ndaj infrastrukturës civile dhe të i bashkohet negociatave për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, theksoi ajo në rrjetet sociale.
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, u shpreh i tmerruar nga sulmi dhe dha mbështetje të plotë për popullin ukrainas dhe personelin e BE-së.
“BE-ja nuk do të lejojë të frikësohet. Agresioni rus vetëm sa forcon vendosmërinë tonë për të qëndruar pranë Ukrainës dhe popullit të saj”, tha Costa.
Aspekti ligjor ndërkombëtar
Sipas Konventës së Vjenës të vitit 1961, hapësirat diplomatike dhe konsullore duhet të mbrohen nga dëmtimet. Megjithatë, në kushte lufte nuk është e pazakontë që edhe këto ndërtesa të preken nga bombardimet.