Protestuesit mbajtën në duar pankarta me mbishkrimet “Në Gaza po vriten fëmijë”, “Të ndalet gjenocidi”, “Përgjithmonë Palestinë” dhe makete në përfaqësim të fëmijëve të vrarë në Gaza.
Mijëra persona në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm u mblodhën për të protestuar kundër Izraelit dhe për t’i dhënë mbështetje Palestinës, raporton Anadolu.
Me thirrjen e shumë organizatave të shoqërisë civile në vend, protestuesit u mblodhën në zonën Odenplan dhe kërkuan që Izraeli t‘i japë fund menjëherë sulmeve ndaj Gazës, të shpallë menjëherë armëpushim dhe të lejojë hyrjen e plotë të ndihmave humanitare për Gazën.
Protestuesit mbajtën në duar pankarta me mbishkrimet “Në Gaza po vriten fëmijë”, “Të ndalet gjenocidi”, “Përgjithmonë Palestinë” dhe makete në përfaqësim të fëmijëve të vrarë në Gaza.
Me thirrjen “Liri për Palestinën” protestuesit më pas marshuan drejt Parlamentit të Suedisë.
Pjesëmarrësit në protestë reaguan edhe ndaj mbështetjes që qeveria suedeze jep ndaj Izraelit. Demonstruesit protestuan kundër qeverisë suedeze duke e akuzuar për bashkëpunim në krimet e lutës që kryen Izraeli.