– Ministria e Shëndetësisë e Sudanit njoftoi se viktimat e fundit e çuan numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga kolera në 2.408 midis 96.681 personave të infektuar që nga gushti i vitit 2024
Të paktën 21 sudanezë kanë humbur jetën nga kolera në Sudan, me 2.345 infeksione të reja të raportuara javën e kaluar, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë e Sudanit njoftoi se viktimat e fundit e çuan numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga kolera në 2.408 midis 96.681 personave të infektuar që nga gushti i vitit 2024.
Shumica e rasteve u raportuan në rajonin Tawila në shtetin Darfuri i Veriut në pjesën perëndimore të Sudanit.
Të dielën, Fondi i OKB-së për Fëmijë (UNICEF) paralajmëroi se mbi 640 mijë fëmijë nën moshën 5-vjeç janë në rrezik të lartë të dhunës, urisë dhe kolerës në të gjithë Darfurin e Veriut.
Sipas OKB-së dhe autoriteteve lokale, kriza shëndetësore vjen në një kohë kur Sudani është shkatërruar nga luftimet midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që nga prilli i vitit 2023, ku si pasojë janë vrarë mijëra njerëz dhe janë zhvendosur miliona të tjerë. Hulumtimet nga universitetet amerikane vlerësojnë numrin e të vdekurve në rreth 130 mijë.