Stamboll, ekspozohen mjete tokësore dhe avionë në Panairin e Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes

Më shumë se 400 kompani ndërkombëtare do të ekspozojnë produktet e tyre në “IDEF 2025”, ku ekspozuesit nga 44 vende do të kenë stendat e tyre

Mjete tokësore dhe avionë parakalojnë gjatë Panairit të 17-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2025), ku më shumë se 400 kompani ndërkombëtare nga 44 vende ekspozojnë produktet e tyre, në Aeroportin Atatürk në Stamboll, Turqi, raporton Anadolu.

“IDEF 2025” është organizuar nga Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, mbështetur nga Presidenca e Sekretariatit Turk të Industrive të Mbrojtjes, nën menaxhimin dhe përgjegjësinë e Fondacionit të Forcave të Armatosura Turke dhe organizuar nga Organizata e Panaireve KFA Inc.

Këtë vit, “IDEF 2025” do të organizojë ngjarje në katër lokacione, duke përfshirë Qendrën kryesore të Panaireve të Stambollit, si dhe Aeroportin Atatürk, Marinën Ataköy dhe Qendrën e Kongreseve WOW.

Panairi do të përfundojë më 27 korrik, ndërsa dy ditët e fundit të “IDEF 2025” do të jenë të hapura për publikun.

Kategoritë
BotaLajme