SPERTK paralajmëron protestë më 6 gusht për mungesën e buxhetit në RTK

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 99

Sindikatа e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK) ka paralajmëruar protestë më 6 gusht, duke reaguar ndaj mungesës së alokimit të buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të vitit. Sipas SPERTK-së, RTK-ja ndodhet në rrezik kolapsi për shkak të neglizhencës së institucioneve, ndërsa punëtorët janë lënë pa siguri.

Protesta do të shënojë fillimin e një serie veprimesh sindikale për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe funksionimin e transmetuesit publik. Sindikata ka paralajmëruar gjithashtu bojkot të mbulimit të ngjarjeve politike nëse nuk zgjidhet çështja e financimit.

SPERTK u ka bërë thirrje organizatave sindikale, shoqërisë civile dhe punëtorëve të RTK-së që të bashkohen në protestë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi