Sot do të varroset 35-vjeçari Rrahim Latifi, trupi i pajetë i të cilit u gjet dje në Ujman.
Ceremonia mortore për mërgimtarin nga Suedia do të mbahet nga ora 16:44 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.
35-vjeçari humbi jetën pasi kishte kërcyer nga Ura e Ujmanit, të dielën.
Pas gati tri ditë kërkimesh, trupi i pajetë i tij u gjet dje në Ujman me bashkëpunim të FSK-së,
Policisë së Kosovës, ekipeve të kërkimshpëtimit dhe KFOR-it.