Ish-deputeti serb, Dragan Sormaz, ka apeluar serbët që jetojnë në Kosovë që të shkëputen njëherë e përgjithmonë nga Beogradi, duke theksuar të drejtat që gëzojnë në Kosovë.
“Hiqni dorë nga mbështetja për pushtetin e kalbur në Beograd, Amerika dhe Evropa do t’ju mbështesin, krijoni partitë tuaja autentike, dilni në ato zgjedhje dhe fitoni ndaj shërbëtorëve që e quajnë veten ‘Lista Serbe’!”, ka shkruar ai.
“Qeveria e Kosovës mund të ishte formuar prej kohësh, por asnjëra nga partitë shqiptare nuk dëshiron të dialogojë me Listën Serbe, pikërisht për shkak të përfshirjes së anëtarëve të saj të njohur në aktin terrorist në Banjskë!”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për protestat në Serbi, që shpërthyen në nëntor të vitit të kaluar pas shembjes së çatisë së stacionit të trenit në Novi Sad, që la të vdekur 16 persona.
“Presioni i protestave në Serbi kundër sistemit të tij të korruptuar, fiasco-ja e Vuçiqit në SHBA, ku askush serioz nuk pranoi të takohej me të, çojnë në një përfundim – disi i pazakontë, por ndoshta mund të jetë zgjidhja!”, ka shkruar ai.