Sondazhet “rrëzojnë” Biden, nxjerrin fitues Trump në shtetet e lëkundura

Një vit nga presidencialet e 2024-tës në SHBA, ish-Presidenti Donald Trump përgatitet të dëshmojë në gjykatë për mashtrim, teksa përballet edhe me më shumë se 90 akuza penale, duke krijuar mundësinë që një i dënuar të synojë biletën republikane për zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm.

Por sipas sondazheve të fundit, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump kryeson ndaj presidentin aktual Joe Biden në pesë shtete përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Demokratët pritet mbështesi Biden si një president në detyrë që do të kandidojë për një mandat të dytë.

Sondazhet e fundit të Neë York Times dhe Siena College, të publikuara të dielën, tregojnë se Trump udhëheq Biden me 10%  në Nevada, gjashtë në Gjeorgji, pesë në Arizona, pesë në Michigan dhe katër në Pensilvani.

Kategoritë
BotaLajme