Ministria sllovene e Shëndetësisë ka paguar 20,000 euro si kompensim për vdekjet pas vaksinimit kundër virusit.
Ministria e Shëndetësisë e Sllovenisë ka pranuar 81 kërkesa në vitin 2022, dhe 103 këtë vit, për njohjen e së drejtës për kompensim për dëmtim të shëndetit apo vdekje lidhur me vaksinimin kundër koronavirusit, transmeton portali “24ur”.
Ministria e Shëndetësisë deri më tani ka nxjerrë 27 vendime në bazë të ekspertizës së komisionit për konstatimin e shkakësisë, në të gjitha, përveç njërit, nuk ka asnjë lidhje ndërmjet vaksinimit kundër Covid dhe vdekjes.
Procedimi i kërkesave nga viti 2022 ka filluar në janar të këtij viti dhe shumica e tyre janë përcjellë nga korriku në shtator për shqyrtim nga Komisioni për përcaktimin e marrëdhënies shkak-pasojë, ndërsa kërkesat e dorëzuara këtë vit do të shpërndahen nga Ministria nga janar 2024.
Dy vdekje janë regjistruar në Slloveni pas vaksinimit kundër virusit korona. Në një rast, bëhej fjalë për një pacient të ri, i cili u shtrua në qendrën klinike të Lubjanës në fund të shtatorit 2021 dhe vdiq në të njëjtën ditë.
Në maj të të njëjtit vit, pas vaksinimit, një grua vdiq nga një goditje në Belgjikë, dhe jozyrtarisht supozohej se ajo ishte gruaja e një diplomati slloven.

