Sizmologu Shemsi Mustafa ka thënë se teoritë konspirative të përhapura në rrjete sociale dhe nëpër emisione televizive po shkaktojnë panik tek qytetarët e Kosovës.
Ky shkrim i tij në Facebook vjen pak kohë pasi u dëgjuan disa zhurma në kryeqytet.
“Konspiracionet që kanë pak lidhje me të vërteten ose fare hiq, por ndikojnë shumë në ngjarjet e momentit n ‘kohë, duke sjellë panik dhe shqetësime tek qytetarët!”, shkroi ai.