



Konkretisht, mes më shumë se 100 amendamenteve të opozitës të pranuara në ligjin e ri për transmetuesin publik, ndodhet edhe një amendament që thotë se macja e deputetes opozitare Agnė Širinskienė ka “të drejtë” të kërkojë dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të televizionit LRT.
Parlamenti votoi në favor të gjithë paketës së amendamenteve, përfshirë edhe atë që lidhet me macen.
Votimi përfundimtar për ndryshimet e ligjit që rregullon funksionimin e transmetuesit publik pritej të mbahej të enjten, por kryetari i komisionit parlamentar për kulturë, i cili duhet t’i shqyrtojë amendamentet, ndodhet në spital.
Kryetari i parlamentit, Juozas Olekas, tha se votimi ka gjasa të shtyhet për në muajin janar.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, mund të vendosë t’i kthejë mbrapsht ndryshimet e ligjit. I pyetur, gjatë hyrjes në Këshillin Evropian në Bruksel, nëse do ta bënte këtë, Nausėda e ironizoi gjithë situatën.
“Ta vendos veton bashkë me macen apo ta miratoj bashkë me macen? Për çfarë po flasim në të vërtetë? A po diskutojmë për një projektligj serioz që i vjen zyrtarisht presidentit, apo thjesht po bëjmë shaka?”, u shpreh Nausėda para gazetarëve lituanezë.