Sirianët e zhvendosur me forcë po kthehen në Damask

Rreth 500 civilë, të zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre në Arbin dhe që u strehuan në kampin al-Bil në rrethin Azaz të Sirisë, u kthyen në rajon

Banorë të zhvendosur me forcë nga lagjja Arbin e Damaskut janë duke u kthyer në shtëpitë e tyre pas disa vitesh larg vendbanimeve, raporton Anadolu.

Rreth 500 civilë, të zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre në Arbin dhe që u strehuan në kampin al-Bil në rrethin Azaz të Sirisë, u kthyen në rajon me mbështetjen e Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Punës të Sirisë.

Ministria dhe zyra e Guvernatorit Rural të Damaskut u ja siguruar familjeve ndihmë me transport dhe mobilie.

Bashar al-Asad, udhëheqësi i Sirisë për pothuajse 25 vjet, u arratis në Rusi në muajin dhjetor 2024, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ishte në pushtet që nga viti 1963.

Një administratë e re kalimtare e udhëhequr nga presidenti, Ahmad al-Sharaa u formua në Siri në muajin janar.

Kategoritë
BotaLajme