Siria nënshkroi të mërkurën 12 marrëveshje investimi me vlerë 14 miliardë dollarë.
Nënshkrimi u bë në një ceremoni ku mori pjesë presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa, duke përfshirë projekte infrastrukture, transporti dhe pasurish të paluajtshme që synojnë ringjalljen e ekonomisë së dëmtuar nga lufta.
Marrëveshjet përfshinin një marrëveshje prej 4 miliardë dollarësh për ndërtimin e një aeroporti të ri në Damask, të nënshkruar me kompaninë UCC të Katarit.
Gjithashtu u arrit edhe një marrëveshje prej 2 miliardë dollarësh për të ndërtuar një metro në kryeqytetin sirian me korporatën kombëtare të investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Zhvillime të tjera të mëdha përfshijnë projektin e Kullave të Damaskut prej 2 miliardë dollarësh të nënshkruar me UBAKO me seli në Itali.
Në korrik, Siria nënshkroi investime prej 6.4 miliardë dollarësh me Arabinë Saudite, ndërsa kërkon të rindërtohet pas një lufte civile 14-vjeçare.