Siri, përshkallëzohen përleshjet në provincën Suwayda

-Një krizë humanitare po përhapet në rajon, ku ushqimi, energjia elektrike dhe uji nuk mund të sigurohen për shkak të konfliktit

Vazhdojnë përleshjet midis aleancës së arabëve beduinë dhe forcave fisnore dhe disa grupeve druze në pjesët perëndimore dhe veriore të provincës Suwayda në Sirinë jugore, raporton Anadolu.

Në provincën Suwayda, pavarësisht se administrata e Damaskut arriti një marrëveshje me grupet lokale dhe u tërhoq nga rajoni mbrëmjen e kaluar, përleshjet rifilluan me veprimet e zhvendosjes me forcë të udhëheqësit druz të grupit Hekmat al-Hejri, i cili kundërshtoi marrëveshjen.

Ndërsa grupi i Hejrit u tërhoq në qendër të qytetit gjatë sulmeve nga arabët beduinë dhe forcat fisnore që vazhduan deri në mëngjes, forcat e Hejrit në mesditë përparuan 4 kilometra drejt pjesëve të jashtme të qytetit në kundërsulme në veri dhe perëndim. Forcat e Hejrit përdorin gjerësisht dronë dhe snajperë gjatë përleshjeve.

Duke përjetuar probleme në logjistikë, municione dhe furnizime ushqimore, arabët beduinë dhe forcat fisnore nisën sulme të reja kundër grupit Hejri në pjesët perëndimore të qytetit.

Kategoritë
BotaLajme