Imazhet satelitore të ofruara nga Planet Labs PBC me qendër në SHBA zbuluan efektet që tërmeti 8.8 ballë në Kamchatka ka shkaktuar në një bazë me rëndësi strategjike të Rusisë
Imazhet satelitore tregojnë dëme të shënuara në bazën e nëndetëseve bërthamore “Rybachiy”, e vendosur pranë epiqendrës së tërmetit me magnitudë 8.8 ballë që goditi rajonin e Kamchatka-s në Rusi më 30 korrik, transmeton Anadolu.
Imazhet satelitore të ofruara nga Planet Labs PBC me qendër në SHBA dhe të publikuara nga New York Times (NYT) zbuluan efektet që tërmeti 8.8 ballë në Kamchatka ka shkaktuar në një bazë me rëndësi strategjike të Rusisë.
Në pamjet të cilat thuhet se i përkasin periudhës katër ditë pas tërmetit në Kamchatka, një nga më të fuqishmit të regjistruar ndonjëherë, paraqiten dëme në bazën e nëndetëseve bërthamore “Rybachiy”, e vendosur afërsisht 130 kilometra nga epiqendra e tërmetit.
Gjithashtu imazhet paraqesin një skelë që i përket bazës, ku janë të stacionuara nëndetëset bërthamore nga Flota e Paqësorit e Rusisë që ka pësuar dëmtime të rënda dhe që është shkëputur nga vendi i saj i lidhjes.
Imazhet tregojnë se anijet dhe pesë nëndetëse bërthamore janë tërhequr në skela të tjera aty pranë, por nuk janë vënë re dëme të tjera të mëdha në të gjithë bazën.