“Siç duket ne nuk jemi të zotët të zgjedhim asnjë situatë”, Bekë Berisha kërkon ndihmë nga amerikanët pas dështimit të seancës

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka shprehur shqetësimin e tij pas dështimit të radhës së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Berisha tha se kjo situatë nuk po mbaron, prandaj duhet angazhimi i SHBA-së.

“Po shihet se kjo situatë nuk po mbaron. Po duket se këta liderët tanë janë mësuar vetëm dikush me i kap për krahi me iu thanë me bo kështu. Ne jemi të shqetësuar për këtë situatë. E kemi një propozim si grup parlamentar. Kërkojmë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të zgjedh një shesh dhe t’ia vendos emrin e presidentit Donald Trump, që të angazhohen dhe të mos na harrojnë. Pasi siç duket ne nuk jemi të zotet të zgjedhim asnjë situatë”, potencoi ai.

Ndryshe, seanca konstituive ka dështuar sërish sot, pasi Albulena Haxhiu nuk mori votat e mjaftueshme për këtë pozitë. /Telegrafi/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi