Përmes një postimi në faqen zyrtare, BQK ka bërë me dije se ka të hartuar manuale, që tregojnë mbi veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë të kartëmonedhave dhe monedhave Euro.

“Mbajeni monedhën në dorë dhe prekni sipërfaqen e saj. Në monedhat origjinale, për dallim nga ato të falsifikuara, imazhi/relievi dallon qartë nga sfondi i monedhës. Monedhat euro kanë një anë të përbashkët dhe një anë kombëtare. Në anën e përbashkët është numri që tregon vlerën e monedhës ndërsa në anën kombëtare është gjithmonë ndonjë dizajn i vendit ku është emetuar /lëshuar monedha”, sqaron BQK.

Tutje, “Vëzhgoni fillimisht skajin e monedhës, ndoshta duke përdorur një xham zmadhues për ta parë më mirë. Skajet kanë karakteristika të ndryshme në madhësi, trashësi dhe formë për secilën prerje të monedhës. Renditni monedhat e të njëjtës prerje sipër njëra-tjetrës dhe vëzhgoni të dy skajet. Hapësirat e ngritura dhe të lëmuara gjithashtu do të jenë të puthitura në mënyrë të përkryer në monedhat origjinale. Mikro pikat në hartën e Bashkimit Evropian në anën e përbashkët të monedhave origjinale në prerjet 1 dhe 2 euro janë shumë të vogla dhe vështirë të realizueshme në monedhat e falsifikuara”.

“Kontrollimi i vërtetësisë së monedhave mund të bëhet edhe me ndihmën e një magneti, për ta përcaktuar vërtetësinë e secilës monedhë, sepse prerjet e ndryshme kanë veti magnetike të ndryshme nga njëra-tjetra. Te monedhat 1 dhe 2 euro, të cilat janë bimetalike, pjesa e brendshme është pak magnetike ndërsa pjesa e jashtme jo. Monedhat 10, 20 dhe 50 cent nuk kanë veti magnetike, prandaj nëse tërhiqen nga magneti, atëherë janë false. Monedhat 1, 2 dhe 5 cent euro janë shumë magnetike dhe tërhiqen lehtësisht nga magneti. Monedhat e falsifikuara, nga ana tjetër, zakonisht ose nuk jane fare magnetike ose tërhiqen fort nga magnetët”, thuhet tutje në udhëzues.

Ndryshe, muajve të fundit, tregu është mbushur me monedha 2 euro false. Disa markete për një kohë kanë refuzuar ta pranojnë këtë monedhë.

Më poshtë gjeni udhëzuesit:

🔵Udhëzuesit për tiparet e sigurisë së të gjithë monedhave

https://bqk-kos.org/…/tiparet-e-sigurise-se-monedhave/

🔵 Tiparet e sigurisë dhe mbrojtja nga falsifikimi për monedhën 2 Euro

https://bqk-kos.org/…/Monedha-2-euro-dhe-tiparet-e…

🔵 Karakteristikat dhe informatat tjera për të gjitha monedhat – 1 cent, 2 cent, 5 cent, 10 cent, 20 cent, 50 cent, 1 Euro dhe 2 Euro

https://bqk-kos.org/…/uploads/2022/12/Euro-monedhat.pdf

Kartëmonedhat

🔵 Udhëzuesit për tiparet e sigurisë për të gjitha kartëmonedhat – 5 Euro, 10 Euro, 20 Euro, 50 Euro, 100 Euro, 200 Euro dhe 500 Euro për të dy seritë (seria e parë dhe Europa)

https://bqk-kos.org/…/tiparet-e-sigurise-se…/

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 5 Euro

http://www.bqk-kos.org/…/docs/ob/5E_Tiparet_e_sigurise.pdf

http://www.bqk-kos.org/…/5E_Tiparet_e_sigurise_europa.pdf

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 10 Euro

http://www.bqk-kos.org/…/ob/10E_Tiparet_e_sigurise.pdf

https://bqk-kos.org/…/10E_Tiparet_e_sigurise_seria…

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 20 Euro

http://www.bqk-kos.org/…/20%E2%82%AC_Tiparet_e_sigurise…

http://www.bqk-kos.org/…/20%E2%82%AC_Tiparet_e_sigurise…

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 50 Euro

https://bqk-kos.org/…/docs/ob/50E_Tiparet_e_sigurise.1.pdf

https://bqk-kos.org/…/50%E2%82%AC_Tiparet_e_sigurise…

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 100 Euro

https://bqk-kos.org/…/01/100E_Tiparet_e_sigurise-1-2.pdf

https://bqk-kos.org/…/100E_Tiparet_e_sigurise_seria…

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 200 Euro

https://bqk-kos.org/…/01/200E_Tiparet_e_sigurise-1.pdf

https://bqk-kos.org/…/200E_Tiparet_e_sigurise_seria…

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 500 Euro

http://www.bqk-kos.org/…/ob/500E_Tiparet_e_sigurise.pdf