Shtyhet seanca për vra sjen e 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu

Avokati i njërit prej të dyshuarve, i cili është i mitur, Skender Musa, pas seancës ka thënë për Infokus se seanca është shtyer me kërkesë të palës së akuzuar.

“Ne kemi paraqitur kërkesën dje dhe natyrisht që kjo dispozitë ligjore është obligative dhe Gjykata e ka pranuar kërkesën për shtyerje jo për shkak të zvarritjes së procesit por për shkak të mbrojtjes efektive… dhe gjithashtu me propozim të mbrojtësve janë propozuar dhe janë caktuar dy seanca për muajin maj.

Ndërsa avokati i familjes së Lulzim Fejzulllahut, Tomë Gashi ka thënë se rasti tanimë është në fazën përfundimtare.

Ai ka thënë se shpreson që ky rast të përfundojë shpejt dhe të vihet drejtësia për vrasjen e Lulzim Fejzullahut.

“Seanca e sotme thjesht është shtyer, ajo që mund të iu themi është se ky rast është në fazën finale dhe në seancat e radhës pritet që të jepet mbrojtja e të miturve pastah fjala përfundimtare dhe Gjykata do ta nxjerr aktgjykimin me të cilin do të sjell drejtësi për vrasjen e Lulzim Fejzullahut.

Kujtojmë se 18 vjecari, Lulzim Fejzullahu vdiq në QKUK pas plagëve që mori nga goditjet me shkop prej dy të miturve që tanimë po gjykohen dhe gjenden në paraburgim.

Kategoritë
LajmeVendi