Shteti hesht përballë bllokadës së produkteve kosovare në Bosnjë e Hercegovinë

Bosnjë e Hercegovina është duke i bllokuar prodhimet e shtetit të Kosovës të cilat eksportohen atje. Kjo bllokadë po bëhet në kundërshtim me parimet e CEFTA-s për tregti të lirë të cilat nuk po respektohet fare në rastin e kompanisë “Vita” nga Kosova.

Përkundër ankesave dhe njoftimit te institucionet kosovare të këtyre bllokadave, deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga shteti. Kujtojmë që nga fundi i muajit mars dhe fillimi i muajit prill, Bosnje dhe Hercegovina ka bllokuar me anë të barrierave jo-tarifore eksportin nga Kosova.

Kështu është bërë e ditur me anë të një komunikate nga kompania “Vita” të cilët kanë bërë të ditur se janë duke u bllokuar me barriera jo-tarifore për eksportin e produkteve në territorin e Bosnjes, duke mos u respektuar marrëveshjet regjionale të Tregtisë së Lirë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi