Shtetasi kroat kapet me 20 pako me heroinë në vlerë 200 mijë euro në dalje të Kosovës

Njësia e Antidrogës gjatë një aksioni të zhvilluar sot ka kapur rreth 20 pako me heroinë, para në vlerë 2500 euro  dhe një celular në një veturë gjatë një operacioni që ka zhvilluar të dielën, shkruan Reporteri.net.

Reshat Murseli, major i antidrogës në një konference për media ka bërë të distur se vetura ishte me targa kroate.

“Sot Policia e Kosovës- njësia e antidrogës e kemi zhvilluar një plan taktik në automjete. Tek një automjet me targa kroate A.L në bagazh 20 paketime heroinë. Në derën e bagazhit janë gjetur para në vlerë 2500 euro dhe një celular”, ka thënë ai.

“I dyshuari, i lindur në vitin 1959 është arrestuar dhe po intervistohet në prani të avokatit. Vlera e substancës narkotike sillet rreth 20-25 mijë euro në tregun kosovar, e gjithsej shuma sillet deri në 200 mijë euro”, ka deklaruar rreshteri Murseli.

Sipas tij, lënda narkotike, gjithsej 20 kilogramë e 60 gramë ishte destinuar për në tregun e Bashkimit Evropian.

Kategoritë
LajmeVendi