Shqipëria shënon rënien më të madhe të popullsisë në Evropë në dekadën e fundit

Popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18 për qind në fund të vitit 2024, në krahasim me vitin 2011.

Në periudhat në fjalë, kur janë zhvilluar CENSET e popullsisë, vendi është reduktuar me mbi 500 mijë banorë.

Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave, kjo rënie në përqindje është më e larta në Europë, dhe pas Shqipërisë vjen Bullgaria, e cila  ka humbur 12.3% të popullsisë së saj përgjatë dekadës së fundit.
Në rajon, pothuajse të gjithë shtetet përjetojnë valë emigrimesh dhe vendi që ka arritur të mbajë pothuajse të pandryshuar popullsinë është Mali i Zi, që regjistron rritje me 0.6% nga 2011-a.

Në Shqipëri, tkurrja e fortë e popullsisë lidhet me dy faktorë. Së pari, ngadalësimi i shtesës natyrore emigracioni, që njohu një valë të re pas vitit 2016, kryesisht nga popullsia e re në moshë.

Shtetet e Europës Perëndimore, ndonëse janë më të plakura, kanë arritur që të shtojnë popullsi, si rrjedhojë e politikave agresive të emigrimit, si një zgjidhje për të adresuar problemet demografike, që kanë ardhur nga plakja e popullsisë dhe rënia e lindjeve.

Ndërkohë, eurozona e ka rritur popullsinë me 3.2% nga 2011-a.

Kategoritë
LajmeRajoni