Shoqata ESNAF forcon bashkëpunimin me Peregrin Accounting & Consulting

Kryetari i Shoqatës ESNAF, Varis Xhejlani, ka pritur në takim Sami Mazreku nga kompania Peregrin Accounting & Consulting.

Takimi u përqendrua në mundësitë e bashkëpunimit për mbështetjen e bizneseve lokale në fushën e kontabilitetit dhe konsulencës financiare.

Të dy palët shprehën gatishmërinë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta që synojnë fuqizimin e zejtarëve dhe anëtarëve të shoqatës.

Shoqata ESNAF mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve që nxisin zhvillimin ekonomik lokal.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi