Shkrimtarja irlandeze para arrestimit për shkak të mbështetjes së Gazës: Të ardhurat nga librat dëshiron t’i dhurojë “Aksionit Palestinez”

Shkrimtarja irlandeze Sally Rooney mund të përballet me arrestim në Mbretërinë e Bashkuar pasi njoftoi se të ardhurat nga librat dhe adaptimet televizive do t’i drejtojë për të mbështetur organizatën “Aksioni Palestinez”.

Qeveria britanike muajin e kaluar e shpalli këtë organizatë si terroriste dhe, sipas ligjit, çdo mbështetje ndaj organizatave të ndaluara përbën vepër penale.

Rooney i tha Irish Times se do të vazhdojë të përdorë të ardhurat e saj dhe platformën publike për të mbështetur “aksionet e drejtpërdrejta kundër gjenocidit”.

Ekspertët ligjorë theksojnë se autorja mund të përballet me ndjekje penale edhe nëse do t’i shprehte këto qëndrime në festivalet letrare në Britani.

Ata shtojnë gjithashtu se, sipas ligjit, edhe BBC mund të mbahet përgjegjës nëse vazhdon t’i paguajë honorare autores, duke marrë parasysh deklaratat e saj.

“Aksioni Palestinez” u ndalua pasi aktivistët hynë me forcë në një bazë të RAF-it në Oxfordshire dhe dëmtuan dy avionë.Dy avionë në bazën e Forcave Ajrore Mbretërore Brize Norton u dëmtuan nga anëtarët e grupit Palestine Action, të cilët pretendojnë se qëllimi i sulmit ishte të pengonin atë që ata e përshkruajnë si mbështetje e Mbretërisë së Bashkuar për forcat izraelite.

Që nga korriku, mbi 700 persona janë arrestuar për lidhje me këtë grup, përfshirë edhe pjesëmarrësit në protestën e mbajtur më 9 gusht në Londër.

Palestine Action është e përkushtuar për t’i dhënë fund pjesëmarrjes globale në regjimin gjenocidal dhe të aparteidit të Izraelit.

Kategoritë
BotaLajme