Një stuhi e fuqishme shiu e shoqëruar me breshër ka goditur sot pasdite zonën e Brezovicës, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në rrugën që të çon drejt njërës prej destinacioneve më të njohura turistike malore në Kosovë.
Siç shihet në disa pamje të publikuara , reshjet kanë mbushur rrugën me ujë, baltë dhe gurë të sjellë nga përrenjtë malorë.
Si pasojë, segmenti kryesor rrugor është bërë i pakalueshëm për automjetet, duke detyruar autoritetet të ndërpresin përkohësisht qarkullimin, sipas “Radio Borzani”.
Meteorologët kanë paralajmëru stuhi shiu dhe mundësi për vërshime edhe në pjesë të tjera të vendit.