Shembja e urës në Indinë perëndimore shkakton 9 viktima

Një pjesë e një ure mbi lumin Mahisagar u shemb në mëngjes dhe filloi një operacion shpëtimi.

Të paktën 9 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën pasi automjete ranë në një lumë pas shembjes së një pjese të urës në shtetin perëndimor të Gujaratit në Indi, thanë autoritetet, transmeton Anadolu.

Një pjesë e një ure në Vadodara të shtetit mbi lumin Mahisagar u shemb në mëngjes dhe filloi një operacion shpëtimi, tha zyrtari i lartë civil, Anil Dhameliya.

Dhameliya tha se automjetet ranë në lumë dhe nëntë trupa janë gjetur. Pesë persona u plagosën në incident, shtoi ai.

Zyrtari tha se operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe po bëhen përpjekje për të minimizuar humbjet njerëzore. “Po përpiqemi ta përfundojmë operacionin më shpejt”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme