Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka biseduar të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për nevojën e uljes së tensioneve në veri, ndërsa ka theksuar urgjencën për shtensionimi të situatës dhe kthimi në dialog, shkruan Gazeta Metro.
Von der Leyen, është zyrtarja e e radhës e lartë e BE’së që po tenton të bind Kurti e Vuci që të tërhiqen nga pozicionet e tyre për të shtensionuar situatën dhe t’i rikthehen dialogut.
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka përmendur edhe nevojën e rikthimit të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, për normalizim të marrëdhënieve.
“Fola me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes. E theksova nevojën urgjente për shtensionim dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me Presidentin Vuçiq sot më vonë”, ka shkruar von der Leyen në Twitter.








