SHBA, protesta kundër urisë në Gaza para hotelit të Trumpit në New York

Të mbledhur përpara “Trump International” që menaxhohet nga kompania e Trumpit, protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Ndalo spastrimin etnik”, “Mos e lini popullin e Gazës të vdesë nga uria”

Demonstruesit u mblodhën përpara “Trump International” në pronësi të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të protestuar kundër politikave të urisë që Izraeli zbaton në Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat amerikane, qindra njerëz protestuan kundër sulmeve të Izraelit ndaj Gazës dhe krizës humanitare në përkeqësim në rajon, të organizuara nga organizata joqeveritare hebreje pro-paqes “IfNotNow”.

Të mbledhur përpara “Trump International” që menaxhohet nga kompania e Trumpit, protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Ndalo spastrimin etnik”, “Mos e lini popullin e Gazës të vdesë nga uria”, dhe brohoritën slogane të tilla si “Trump thotë mjaft, hebrenj”.

Protestuesit kërkuan t’u jepet fund sulmeve ndaj Gazës dhe që administrata e Trumpit të ushtrojë presion mbi Izraelin për të lejuar më shumë ndihmë humanitare në rajon.

Drejtoresha ekzekutive e përkohshme e grupit “IfNotNow”, Morriah Kaplan në një fjalim në protestë tha se “Bllokada e Gazës nga Izraeli është politikë e spastrimit etnik përmes urisë së detyruar masive. Qeveria amerikane duhet të përdorë ndikimin e saj të rëndësishëm për t’i dhënë fund këtij brutaliteti”.

Si pasojë e ndërhyrjes se policisë ndaj protestës, u arrestuan më shumë se 40 persona.

– Në Gaza po përjetohet krizë urie

Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite dhe nën rrethim të rreptë që kufizon ndihmën humanitare, po përjeton katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe furnizimesh higjienike.

Vdekjet për shkak të urisë, veçanërisht të fëmijëve, janë në rritje në Rripin e Gazës.

Që nga 7 tetori 2023, të paktën 175 persona, përfshirë 93 fëmijë, kanë vdekur për shkak të urisë që Izraeli imponon në Rripin e Gazës. Qarqet lokale dhe ndërkombëtare theksojnë se Izraeli përdor “urinë dhe etjen si armë”.

Kategoritë
BotaLajme