SHBA, ndihma për Ukrainën në rrezik

SHBA, ndihma për Ukrainën në rrezik

Senati pritet të mbajë një votim të mërkurën për të parë nëse ka mbështetje të mjaftueshme për të miratuar kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për 60 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Por, republikanët në Senat këmbëngulin në miratimin e fondeve për sigurinë kufitare në këmbim të mbështetjes së tyre mbi ndihmën për Ukrainën.

Ndihmat e reja për Ukrainën janë në rrezik ndërsa republikanët po akuzojnë demokratët për shpërfillje të propozimeve për sigurinë kufitare në këmbim të votave mbi ndihmat për Kievin.

“Kemi një parti politike, e cila duket se është e gatshme të rrezikojë mbështetjen për Ukrainën dhe Izraelin sepse ata duan të kenë një kufi plotësisht të hapur”, thotë senatori republikan Kevin Cramer.

Demokratët thonë se kërkesa e Shtëpisë së Bardhë prej 106 miliardë dollarësh për sigurinë kombëtare, e cila përfshin përparësitë e demokratëve për fonde mbi sigurinë e kufirit, duhet të merret në shqyrtim në tërësi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova