SHBA-ja i shpreh ngushëllime kameramanit të Anadolus që humbi 4 fëmijë në sulmin izraelit

“Jetët e pafajshme palestineze duhet të mbrohen. Ne mërzitemi për çdo viktimë të pafajshme në këtë krizë. Ndajmë dhimbjen me Mohammed al-Alulin”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Shtëpia e Bardhë i shprehu ngushëllime kameramanit të Agjencisë Anadolu, Muhammed al-Alul, i cili humbi katër fëmijët dhe tre vëllezër e motra në sulmin e Izraelit në kampin e refugjatëve Al-Megazi në qendër të Gazës më 5 nëntor.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, foli për Anadolu rreth Muhammad al-Alulit, i cili humbi anëtarët e familjes së tij në sulmet izraelite.

“Jetët e pafajshme palestineze duhet të mbrohen. Ne mërzitemi për çdo viktimë të pafajshme në këtë krizë. Ndajmë dhimbjen me Mohammed al-Alulin”, tha Watson.

Kategoritë
BotaLajme