Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun.
Veç tij, edhe anëtarja e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, është larguar nga kjo listë.
Kështu njoftoi Departamenti i Thesarit, raporton Rel.
Sipas njoftimit, nga lista e zezë janë hequr dhe anëtarët e familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.
Dodiku ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.











