Blinken përmes një bisede telefonike me ish-presidentin e Nigerit, Mahamadou Issoufou, diskutoi për situatën e presidentit Mohamed Barzoum që ndodhet në arrest shtëpiak
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken përmes një bisede telefonike me ish-presidentin e Nigerit, Mahamadou Issoufou, diskutoi për situatën e presidentit Mohamed Barzoum që ndodhet në arrest shtëpiak, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller në një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike tha se Sekretari Blinken është i shqetësuar që ata që kanë marrë pushtetin në Niger refuzojnë lirimin e Bazoum-it dhe familjes së tij.
Blinken tha se ka “shqetësim serioz” për arrestin që vazhdon në “kushte në përkeqësim” për Bazoum-in dhe familjen e tij.
Ai theksoi se vendi i tij do të vazhdojë vendosmërinë e tij për të gjetur zgjidhje paqësore për të siguruar që Nigeri të mbetet partner i fortë në aspektin e sigurisë dhe zhvillimit në rajon.
– Grushti i shtetit në Niger
Në Niger, presidenti Mohamed Bazoum u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi marrjen e pushtetit.
Gjenerali Abdourahamane (Omar) Tchiani, komandanti i Regjimentit të Gardës Presidenciale, më 28 korrik njoftoi marrjen e drejtimit të juntës së emërtuar Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP) dhe kalimin e tij në krye të qeverisë së përkohshme.
