– Republikani Graham ka argumentuar se Presidenti amerikan, Donald Trump, është përpjekur prej muajsh ta ulë Presidentin rus, Vladimir Putin, në tryezën e paqes, por sipas tij se “mundësia” është gati të mbarojë
Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.
Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey Graham, duke u shfaqur në programin “Face the Nation” të CBS News, komentuan mbi ndihmën e SHBA-së për Ukrainën.
Republikani Graham deklaroi se një “pikë kthese” po afron në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, duke argumentuar se Presidenti Donald Trump është përpjekur prej muajsh ta ulë Presidentin rus, Vladimir Putin, në tryezën e paqes, por se “mundësia” është gati të mbarojë.
Duke theksuar se Trump do të bëjë një deklaratë të rëndësishme në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën sot, Graham tha: “Ideja që SHBA-ja të shesin armë për të ndihmuar Ukrainën është në agjendë”.
“Në ditët në vijim, do të shihni një fluks rekord armësh për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet”, tha Graham, duke shtuar se ai beson se Trump në ditët në vijim do të vendosë tarifa dhe sanksione “më shumë sesa ka vendosur ndonjëherë më parë”.
“Mendoj se do të ketë më shumë mbështetje nga Evropa në përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën”, tha senatori Graham.
Demokrati Blumenthal, nga ana tjetër, pohoi se sanksionet kundër Rusisë duhet të rriten dhe se shtetet evropiane janë dakord për këtë çështje.