“Sëmurën” Vuçiq e Fico, a po sinjalizojnë se do t’i anulojnë udhëtimet në Moskë më 9 maj?

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe kryeministri sllovak, Robert Fico, kanë lajmëruar befasisht probleme shëndetësore. Kreu i shtetit serb me këtë pretendim ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA dhe është kthyer në Beograd. Derisa siç shkruajnë mediat çeke e sllovake, edhe kryeministri Fico në vazhdimësi është duke anuluar pjesëmarrjen e tij në disa evente në Sllovaki.

Lidhur me presidentin serb dhe raportimet se ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA për shkaqe shëndetësore ka folur ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviç. Ai ka thënë se ky pretendim i presidentit serb për përkeqësim shëndetësor ka dalë pasi i janë mbyllur dyert e kompleksit të Trump në Florida dhe se presidenti amerikan nuk ka pranuar ta takojë.

Derisa për kryeministrin Fico, nga opozita në Sllovaki, kanë spekukuar se problemet e tij me shëndetin kanë nisur të shfaqen pak para datës së udhëtimit në Moskën dhe takimit me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas tyre, siç shkruan gazeta sllovale “Dnevnik”, Fico këtë gjë po e bënë për të arsyetuar mosshkuarjen e tij në Moskë, meqë do të ishte i vetmi kryeministër i BE-së që do të takonte Vladimir Putinin më 9 maj.

Mbetet të shihet nëse edhe Vuçiq do të udhëtojë për në Moskë për ta takuar Vladimir Putinin më 9 maj, apo do të anulojë vizitën e tij me arsyetimin për “probleme shëndetësore”.

Kryediplomatja evropiane Kaja Kallas e ka deklaruar shumë qartë se kushdo që shkon në Moskë në këtë situatë po shkon kundër vlerave evropiane. Edhe Viktor Orban nuk do të shkojë atje.

Kategoritë
LajmeRajoni