Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka thënë se ditëve të ardhshme do të shpaloset në Bruksel një betejë për narrativat ballkanike.
Selimi ka shtuar se konkluzionet e Këshillit do të jenë shumë të rëndësishme për t’i emëruar autorët e sulmit terrorist në Banjskë, shkruan lajmi.net.
Madje sipas Selimit, NATO tashmë ka nënvizuar rolin e Serbisë në këtë sulm.
“Ditët e ardhshme beteja për narrativat ballkanike shpaloset në Bruksel. Shumë e rëndësishme për konkluzionet e Këshillit për “emërtimin dhe turpin” e autorëve të sulmit terrorist në Banjskë. Një konferencë konfidenciale në @NATO tashmë vuri në dukje rolin e padiskutueshëm të Serbisë. Le të shohim nëse BE gjen konsensus”, ka thënë Selimi.












