Fenerbahçe ka fituar 1.8 milionë euro për triumfin në finalen e Euroligës, pasi mbrëmë në Abu Dhabi mposhti ekipin e Monacos me rezultat 81:70 dhe u shpall kampion i Evropës për herë të dytë në histori.
Ndërkohë, Monaco, si nënkampion, mori 1 milion euro.
Edhe skuadrat greke që u ndalën në gjysmëfinale u shpërblyen:
- Olympiakos, që fitoi ndeshjen për vendin e tretë ndaj Panathinaikos (97:93), fitoi 850.000 euro;
- Panathinaikos mori 770.000 euro.
Kjo fitore shënon suksesin më të madh të Fenerbahçes në basketboll që nga titulli i mëparshëm evropian i fituar tetë vite më parë.