Rusia kryen sulme ndaj infrastrukturës së aeroportit ushtarak të Ukrainës

– Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ushtria ruse vazhdon të kryejë sulme ndaj elementëve ushtarakë në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kanë kryer sulm ndaj infrastrukturës së aeroportit ushtarak të Ukrainës duke përdorur armë me rreze të gjatë veprimi me precizitet të lartë dhe mjete ajrore pa pilot (dronë), transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të bërë nga ministria u dhanë informacione lidhur me veprimet e ushtrisë ruse kundër Ukrainës.

Ushtria ruse vazhdon të kryejë sulme ndaj elementëve ushtarakë në Ukrainë, theksohet në deklaratë.

“Forcat e Armatosura Ruse kryen sulm ajror në grup kundër infrastrukturës së aeroportit ushtarak të Ukrainës natën duke përdorur armë me rreze të gjatë veprimi me precizitet të lartë, përfshirë raketa hipersonike ‘Kinjal’ dhe dronë. Sulmi arriti objektivin e tij dhe elementët e caktuar u goditën”, thuhet në deklaratë.

 

Kategoritë
BotaLajme