Rubin: Kam kujtime të dashura me liderët e UÇK’së, nuk do të thotë se do të mbështesja gjithçka që ka ndodhur

James Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit në Departamentin amerikan të Shtetit, duke folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, tha se qëndrimi i SHBA-së për UÇK-në ka evoluar ndër vite.

Në ditët e para, kujton ai, SHBA-ja i ka dënuar “aktivitetet terroriste të kryera nga grupet shqiptare”, por me evoluimin e procesit të paqes, thotë se UÇK-ja është bërë qendër e atij procesi.

“UÇK-ja luajti një rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në zbatimin e çmilitarizimit të premtuar”, thotë Rubin për REL.

“Unë kam kujtime të dashura të punës me liderët e tyre. Kjo nuk do të thotë se çdo gjë që ka ndodhur në atë kohë të luftës, është diçka që unë do ta mbështesja”, shton ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi