Rryma për bizneset deri në 260% më shtrenjtë nga qershori, paralajmërohet ‘tronditje financiare’

izneseve të Kosovës iu refuzua kërkesa për shtyrjen e vendimit për daljen në të ashtuquajturin “treg të lirë” me ofertues të vetëm KESCO-n që në tryezë u ka vendosur çmime më të shtrenjta se në ekonomitë më të zhvilluara. Albin Kurti prodhuesve ditë më parë ua kumtoi lajmin se ky vendim është fakt i kryer: bizneset do të ballafaqohen me çmime të energjisë deri në 260% më shtrenjtë.

“Në Kosovë, pavarësisht furnizuesve të shumtë të licencuar, vetëm njëri është plotësisht funksional, duke i lënë bizneset pa zgjedhje efikase si dhe duke i ekspozuar ato ndaj rritjeve të çmimit të energjisë elektrike prej mbi 200%. Rrjedhimisht, ky nuk është një treg konkurrues, por është një tranzicion i parakohshëm që imponon një shok të menjëhershëm financiar për bizneset që edhe ashtu përballen me presione më të gjera ekonomike”, thanë nga OEAK, shkruan Nacionale.

OEAK rikujtoi se ZRrE vendimin e ka marë para vetëm 3 muajsh dhe pa mbështetje kalimtare – derisa i bënë thirrje që ta shtyjnë atë vendim deri në sigurimin e kushteve të nevojshme rregullative. “Pa këto aspekte, liberalizimi rrezikon të shkaktojë dëme afatgjata në ekonominë, klimën e biznesit dhe konkurrueshmërinë e Kosovës”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi