Rrustemi: Nuk ka të lënduar nga zjarri, disa zjarrfikësve u është dhënë oksigjen për shkak të tymit

Shefi i ndërrimit në Urgjencën e QKUK-së, Shpend Rrustemi, ka deklaruar për Ekonomia Online se nuk ka të lënduar nga zjarri që shpërtheu sot pranë “Rrethit të Ismetit”.

Rrustemi ka bërë të ditur se thirrja për ndihmë është pranuar rreth orës 14:25, pas çka një ekip është nisur menjëherë drejt zonës së zjarrit.

“Për momentin nuk ka të lënduar. Dy apo tre kolegëve zjarrfikës u është ofruar ndihma e parë për shkak të ekspozimit ndaj tymit dhe dioksidit të karbonit. U kemi dhënë oksigjen dhe parametrat vitalë kanë qenë në rregull. Ata janë rikthyer menjëherë në detyrë,” tha Rrustemi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi