Rritje SKANDALOZE, këtij zyrtari shtetëror i rritet rroga veç 6 euro!

Pak kush nga sektori publik sot i është gëzuar llogarisë bankare, kjo pasi pritjet ishin ndryshe.

Me ndryshimin e koeficientti, punëtorët e sektorit publik kishin besimin se pagesa për muajin shkurt do jetë më e mbushur, të paktën kështu ishin fjalët.

Megjithatë, burime të Raporto24, bëjnë me dije se ka të atillë që rroga i është rritur as më shumë e as më pak se 6 euro.

“Po rroga më ka dalë me rritje 6euro. E kam pas 387 kurse tash e kam 393. Unë punojë qe 18 vite si gjeodet në komunen e Podujevës dhe rroga më është rritur kaq, jo më shumë. Pritjet kanë qenë ndryshe …”, ka thënë ai në kushte anonimiteti për Raporto24.

Të pakënqur me paga janë ndarë edhe nga Policia e Kosovës, ata kanë marrë pagesën e muajit shkurt me rritje 20 euro, jo më shumë.

Megjithatë, zhurmë e madhe u bë javë më parë, kjo për kinse rritjen e rrogave në sektorin publik.

Madje, krerë institucionësh edhe u mburren lidhur me atë, se si në këtë kohë krize ja dolën të ‘gëzonin’ shumë familje.

Ndonëse muaji shkurt, muaji më i shkurt i vitit, kështu doli të jetë gëzimi i atyre që janë të ‘kurorëzuar’ në punën e shtetit.

Në këtë formë, rritjet kanë qenë nga më të ndryshmet, por që pak kush u gëzua për këtë fund muaji./Raporto24/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi