Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se 120 trupa të tjerë u sollën në spitale brenda 24 orëve të fundit, ndërkohë 557 persona të tjerë u plagosën gjatë ditës së fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 139.077
Të paktën 58.386 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se 120 trupa të tjerë u sollën në spitale brenda 24 orëve të fundit, ndërkohë 557 persona të tjerë u plagosën gjatë ditës së fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 139.077.
“Shumë viktima akoma mbeten të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk mund t’i arrijnë ato”, tha ministria palestineze.
Ministria gijthashtu theksoi se në 24 orët e fundit pesë palestinezë u vranë dhe mbi 143 u plagosën në përpjekjen e tyre për të marrë ndihmë humanitare, duke e çuar numrin total të palestinezëve të vrarë derisa kërkonin ndihmë në 838, me mbi 5.575 të tjerë të plagosur që nga 27 maji.
Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës dhe që atëherë ka vrarë të paktën 7.568 persona dhe ka plagosur 26.036 të tjerë, duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në muajin janar.
Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.