– Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 60 të vrarë dhe 344 të tjerë të plagosur.
Është rritur në 62.062 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.
Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 60 të vrarë dhe 344 të tjerë të plagosur.
Të paktën 10.460 palestinezë janë vrarë dhe 44.189 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.
Është rritur në 1.965 numri i personave të vrarë dhe në 14.701 numri i të plagosurve si pasojë e sulmeve sistematike që shënjestrojnë palestinezët në zonat e shpërndarjes të krijuara që nga 27 maji nën maskën e ndihmës humanitare nga “Fondacioni Humanitar i Ndihmës për Gazën” i udhëhequr nga Izraeli dhe SHBA-ja.
Gjatë 24 orëve të fundit, 5 palestinezë përfshirë 2 fëmijë të tjerë kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës ku Izraeli imponon urinë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 263, prej të cilëve 112 janë fëmijë.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 62.062 ndërsa numri i të plagosurve në 156.230.
Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.