Rritet në 91 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza pavarësisht armëpushimit

Në sulmet intensive që Izraeli kreu, 31 persona u vranë në veri, 42 në pjesën qendrore dhe 18 në jug të Rripit të Gazës

Është rritur në 91 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që Izraeli filloi dje në mbrëmje në Rripin e Gazës, duke shkelur armëpushimin, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA të cilin e bazon në burime spitalore, në sulmet intensive që Izraeli kreu, 31 persona u vranë në veri, 42 në pjesën qendrore dhe 18 në jug të Rripit të Gazës.

Burimet transmetuan se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe se të zhdukurit janë ende të varrosur nën rrënojat e shtëpive të shembura ndërsa numri i të vdekurve mund të rritet.

Ndërkohë, avionët luftarakë izraelitë nisën sulme të reja ajrore në qytetin e Gazës dhe Deir al-Balah. Thuhet se shumë civilë janë vrarë dhe janë plagosur në sulme.

Burimet shëndetësore thanë se në zonat e shënjestruara, ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit vazhdojnë operacionet e tyre të kërkim-shpëtimit me vështirësi të mëdha për shkak të tymit të dendur, shkatërrimit dhe rrugëve të mbyllura.

– Marrëveshja e armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve në Gaza

Marrëveshja e armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve në Gaza u arrit midis Izraelit dhe Hamasit më 9 tetor pas negociatave në Egjipt dhe hyri në fuqi më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.

Sipas një deklarate nga qeveria e Gazës, Izraeli shkeli sistematikisht armëpushimin dhe në këto shkelje janë vrarë 94 civilë deri më 28 tetor.

Së fundmi, më parë ishte raportuar se 63 persona, përfshirë 24 fëmijë, u vranë në sulmet e Izraelit filloi ndaj Gazës që nga mbrëmë.

Ushtria izraelite pretendon se një nga ushtarët e saj u vra në një sulm në lagjen Rafah të martën dhe se sulmi ishte kryer nga Hamasi, një pretendim që Hamasi e mohoi.

Kategoritë
BotaLajme