Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 76 të vrarë dhe 298 të tjerë të plagosur
Është rritur në 62.895 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.
Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 76 të vrarë dhe 298 të tjerë të plagosur. Të paktën 11.050 palestinezë janë vrarë dhe 46.886 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.
Të paktën 18 palestinezë u vranë dhe 106 të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit, në sulmet ku u shënjestruan ata që po prisnin për ndihmë humanitare.
Është rritur në 2.158 numri i personave të vrarë dhe në 15.843 i të plagosurve që nga 27 maji në sulmet sistematike që shënjestrojnë palestinezët në të ashtuquajturat pika shpërndarjeje të ndihmave në Gaza, të drejtuara nga Izraeli dhe SHBA-ja.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 62.895 ndërsa numri i të plagosurve në 158.927.
Dhjetë persona, përfshirë fëmijë kanë vdekur në spitalet e Gazës në 24 orët e fundit për shkak të kequshqyerjes dhe urisë ndërsa numri i personave që kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, është rritur në 313, prej të cilëve 119 janë fëmijë.