Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 58 të vrarë dhe 185 të tjerë të plagosur
Është rritur në 62.122 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.
Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 58 të vrarë dhe 185 të tjerë të plagosur.
Të paktën 10.576 palestinezë janë vrarë dhe 44.717 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.
Është rritur në 2.018 numri i persona të vrarë dhe në 14.947 janë plagosur që nga 27 maji në sulme sistematike që shënjestrojnë palestinezët në të ashtuquajturat pika shpërndarjeje të ndihmave në Gaza, të drejtuara nga Izraeli dhe SHBA-të.
Më tej thuhet se 22 palestinezë u vranë dhe 49 të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit, ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihmë. Gjatë 24 orëve të fundit, 3 palestinezë të tjerë kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës ku Izraeli imponon urinë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 269, prej të cilëve 112 janë fëmijë.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 62.122 ndërsa numri i të plagosurve në 156.758.
Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.