Rritet mbi 60 mijë numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

– Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 113 të vrarë dhe 637 të tjerë të plagosur

Është rritur në 60.034 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 113 të vrarë dhe 637 të tjerë të plagosur.

Të paktën 8.867 palestinezë janë vrarë dhe 33.829 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 60.034 ndërsa numri i të plagosurve në 145.870.

Është rritur në 1.179 numri i personave të vrarë dhe në 7.957 numri i të plagosurve si pasojë e sulmeve sistematike që shënjestrojnë palestinezët në zonat e shpërndarjes të krijuara që nga 27 maji nën maskën e ndihmës humanitare nga “Fondacioni Humanitar i Ndihmës për Gazën” i udhëhequr nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.

Kategoritë
BotaLajme