Ronaldo fejesën me Georginën e festoi me dhurata me vlerë çerek milioni euro

Cristiano Ronaldo fejesën me të dashurën e tij prej shumë vitesh, Georgina Rodriguez, e festoi duke i blerë dhurata me vlerë mbi 270 mijë euro, përfshirë një Porsche dhe çanta dizajnerësh.

Portugezi e propozoi Georginën pas nëntë vitesh lidhje, duke i dhuruar një unazë diamanti me vlerë disa milionë euro.

Por Ronaldo nuk u ndal me kaq. Sipas të përditshmes britanike The Sun, ylli portugez i dhuroi të fejuarës së tij një Porsche Taycan të bardhë me vlerë mbi 80 mijë euro, si edhe një sërë artikujsh të markave Christian Dior dhe Louis Vuitton.

Vëmendje të veçantë tërhoqën çantat dhe veshjet e dizajnuara, me vlerë mbi 30 mijë euro. Ronaldo nuk kurseu aspak, duke e gëzuar Georginën me dhurata me vlerë më shumë se një çerek milioni euro. Përveç veshjeve, çantave dhe makinës, portugezi dashurinë ia shprehu të fejuarës edhe me disa orë dizajnerësh me vlerë totale 95 mijë euro.

Kategoritë
Sport